Real Madrid, 2 javë stop për Benzema

23/02/2012 08:35

Lajme të këqia për Real Madrid. Karim Benzema ka pësuar një dëmtim të vogël muskulor në kofshën e djathtë dhe do të qëndrojë jashtë fushave të lojës 2-3 javë.

Sulmuesi francez do të mungojë në ndeshjen e kësaj fundjave që madrilenët do të zhvillojnë ndaj Rayo Vallecano, në miqësoren e Francës ndaj Gjermanisë (të martën) dhe me shumë mundësi në ndeshjen që Real Madrid do të luajë në Bernabeu ndaj Espanyol.

Objektivi i mjekëve është ta rekuperojnë qendërsulmuesin për ndeshjen ndaj Betis sepse më pas vjen ndeshja e kthimit të Ligës së Kampioneve ndaj CSKA të Moskës.

Edhe Angel Di Maria mendohet se mund të qëndrojë një muaj jashtë fushave të futbollit pas dëmtimit muskulor që e ndaloi të udhëtonte me ekipin në Rusi dhe që me siguri të plotë do e pengojë të luajë ndaj Rayo Vallecano.

Top Channel