Peshkopi, protestë për rrugët e bllokuara

23/02/2012 12:10

Moshapja e rrugës në drejtim të tre komunave të Peshkopisë ka shkaktuar një protestë të drejtuesve të mjeteve që lëvizin në këto akse.

Ata janë grumbulluar në rrugën nacionale duke e bllokuar atë, për shkak se edhe pse moti është përmirësuar, rruga në drejtim të komunave Arrës, Muhurr dhe Selishtë nuk po hapet.

Drejtuesit e mjeteve akuzojnë kompaninë që ka marrë përsipër pastrimin e këtyre rrugëve.

“Ishte një protestë paqësore për zhbllokimin e rrugëve, pasi kompanitë e kontraktuara nuk kanë bërë punën. Fëmijët tanë rrezikojnë kur ikin në shkollë për shkak të situatës”, ka deklaruar një protestues.

Ata kanë njoftuar se, nëse nuk do të merren masa për pastrimin e këtyre rrugëve protesta e tyre do përshkallëzohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA