Lejet e ndërtimit, më pak kohë për shqyrtimin

23/02/2012 16:00

Lejet e ndërtimit tashmë do të kërkojnë vetëm 55 ditë nga 75 që ishte me parë, duke nisur nga dita e aplikimit, deri në marrjen e përgjigjes nga firmat ndërtuese.

Ndërkohë,  në 8 mars do të prezantohen maketet për zgjatimin e bulevardit Zogu i Parë drejt Paskuqanit .

“Kushdo që do të aplikojë për një leje ndërtimi në qytetin e Tiranës nuk do të kalojë më shumë se 55 ditë pa përgjigje, nga të cilat 35 ditë do të jetë ndërveprimi i Bashkisë me sportelin dhe pjesa tjetër afati i nevojshëm për regjistrimin. Në datën 8 mars do t’i bëj një dhuratë të jashtëzakonshme të gjitha grave dhe shqiptarëve, duke prezantuar shtatë maketet e tyre për bulevardin e ri të Tiranës, nga stacioni i trenit deri tek parku i Paskuqanit si dhe rikonfigurimi i 14 kilometrave katrorë ose 1/5 e të gjithë qytetit”, u shpreh kryebashkiaku Basha.

Këto deklarata, kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, i beri gjate takimit me bisnesmene nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi per zhvillimin e panairit të 100 produkte shqip ne datat 14 dhe 15 mars ne kuader te aktiviteteve per 100 vjetorine shpalljes se pavarsise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA