Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vendosi se Italia ka dhunuar të drejtat njerëzore të emigrantëve eritrean dhe somalezë duke i “riatdhesuar” ata në Libi.
24 shtetas nga dy vendet afrikane ishin pjesë e një grupi prej 200 personazh që u larguan në mënyrë klandestine nga Libia në vitin 2009. Dy prej tyre kanë ndërruar jetë që prej atëherë.
Shteti Italian vendosi të kthente emigrantët nga vendi i tyre i nisjes, nga Libia, por procedura u quajt e paligjshëm për shtetasit somalezë dhe eritreanë, të cilët në bazë të ligjeve ndërkombëtare, mund të riatdhesoheshin vetëm në vendet e tyre të origjinës.
Si rrjedhojë, Roma zyrtare duhet të paguajë një dëmshpërblim prej 15 mijë eurosh për secilin prej emigrantëve.
Gjykimi u mirëprit nga Agjensia e Emigrantëve e OKB-së, (UNHCR), e cila e konsideroi verdiktin si “një pikë kthese përsa i përket përgjegjësive të një shteti në menaxhimin dhe administrimin e flukseve të emigracionit”.
Ishte UNHCR organizata që përfaqësoi interesat e klandestinëve në Gjykatën Ndërkombëtare.
Në vitin 2008, Italia kërkoi një falje zyrtare ndaj Libisë për kolonizimin e saj në të shkuarën, në të njëjtën kohë që një ndihmë prej 5 miliardë dollarësh u akordua për autoritetet e Gaddafit, në këmbim të një bashkëpunimi më të madh dhe për frenimin e emigracionit klandestin.
Megjithatë, lufta që solli fundin e regjimit të kolonelit dhe solli në pushtet një qeveri ende të pafuqishme për të kontrolluar fluksin e rigjeneruar të emigrantëve.
Top Channel