Samuel Zhbogar, përfaqësuesi special i BE-së, njëherësh shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, u shpreh në një intervistë për “Kohën Ditore” se Kosova po e ndërton rrugën e vet të integrimit nëpërmjet dialogut në Bruksel dhe reformave të brendshme.

“Baronesha Catherine Ashton dhe komisioneri Stefan Fule po konsultohen intensivisht me shtetet anëtare të BE-së. Ata po përpiqen t`i bindin vendet anëtare që denominimi që Kosova do ta përdorë në bashkëpunimin rajonal të jetë i vlefshëm edhe për marrëdhëniet Kosovë-BE”, deklaroi ish-ministri slloven.

“Në këtë mënyrë do të mundësohej që gjatë samitit të BE-së që do të mbahet me një dhe dy mars, BE-ja t`ia japë Serbisë statusin e kandidatit për anëtarësim, ndërkaq Kosovës t`i ofrojë mundësinë e vendosjes së marrëdhënieve kontraktuale”, shtoi Zhbogar.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë shtoi se marrëveshja për bashkëpunim rajonal nuk do e dëmtojë sovranitetin e Kosovës.

“Asgjë nga jashtë nuk mund ta dëmtojë pavarësinë dhe sovranitetin, derisa ju ndiheni dhe veproni si të tillë. Nuk mendoj se marrëveshja për bashkëpunim rajonal do të ketë ndonjë efekt në sovranitetin e Kosovës”, tha Zhbogar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA