Optimizmi me të cilin po përpiqet qeveria greke të zbatojë  marrëveshjen e Brukselit që i jep Greqisë një hua prej 130 miliard euro dhe i redukton borxhin me 53.5%, po e mbulojnë retë e zeza të mosbesimit nga tregjet, specialistët e ekonomisë dhe shtypi i huaj që komentojnë negativisht mungesën e një plani për zhvillimin e ekonomisë që shënon në katër vitet e fundit një recension prej 16%.

Ky program nuk do të shpëtojë Greqinë, por  Spanjën, Italinë dhe Portugaline, shkruan  Do? Jones Ne?s?ires, ndërsa Financial Times ka si titull në numrin e fundit: “Qerasën Greqinë me bukë e ujë në vend të vdekjes së rrufeshme dhe jetuan ata mirë dhe ne më mirë”.

“I dimë shumë mirë vështirësitë që kemi përpara. Jemi të gjithë të vendosur dhe do ta zbatojmë programin cdo ditë. Projekti është stabilizimi i vazhdueshem.Tani ne duhet të punojmë për zhvillimin e vendit”, deklaron Anna Diamantopoulou, Ministre e Arsimit.

Bursat nuk kanë reaguar mirë dhe tregjet financiare janë bërë akoma më dyshuese pas pakënaqësisë që kanë shkaktuar tek FMN deklarata e ministrit gjerman Shcauble se organizmi financiar do të marrë pjesë në paketën e huasë me 13 miliard euro.

Askush nuk e ka të qartë se në cfarë niveli do të bashkëpunojë FMN në paketën e dytë të shpëtimit për Greqinë dhe vendimi do të merret vetëm pas përfundimit të reduktimit të borxhit dhe të shkëmbimit të bonove, bëjnë me dije burime nga Uashingtoni.

Gjithashtu shprehen ende dyshime se cfarë do të ndodhë në Greqi pas zgjedhjeve që pritet të zhvillohen në pranverë përsa i përket aftësisë në zbatimin e reformave të qeverisë së re të koalicionit që do të dalë prej tyre.

Prej mesditës të së mërkurës, Athina dhe Selaniku janë përfshirë në tubime të reja protestash nga sindikatat e sektorit shtetëror dhe atij privat që kundërshtojnë masat shtrënguese dhe bëjnë thirrje për një ndryshim në sistemin politik, duke fajësuar politikanët për problemet financiare të vendit të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA