Marrëveshja e përfaqësimit rajonal që pritet të arrihet në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë duket se do të ketë jetë shumë të gjatë.

Kjo pasi qeveria e Kosovës parashikon që pozicioni i Kosovës do të ndryshojë vetëm atëherë kur pavarësia të njihet nga pesë vendet e Bashkimit Europian dhe atëherë kur Këshilli i Sigurimit të shfuqizojë rezolutën 1244.

“Në Këshillin e Sigurimit është traditë që rezoluta të tilla ndryshohen me një vnedim tjetër. Ky është çelësi i problemit. Megjithatë, edhe pse ka qenë rezoluta, është shpallur pavarësia e Kosovës dhe ka ardhur vendimi i GJND-së, që e konsideronte shpalljen e pavarësisë legjitime. Kjo nuk ka të bëjë me organizimin juridiko-kushtetues të vendit tonë”, ka deklaruar Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër i Kosovës.

Madje, numri dy i qeverisë i sugjeron opozitës që të angazhohet në gjetjen e formulës së shfuqizimit të rezolutës 1244 në vend të luftës së brendshme politike.

Zëvendëkryeministri kosovar pranon se bisedimet nuk janë krejtësisht teknike, sikurse thotë se qeveria e Kosovës nuk e ka pritur me duartrokitje përfaqësimin e Kosovvës nën referecen e rezolutës 1244. “Gjithësesi, duhet thënë se nuk e kemi miratuar një zgjidhje të tillë”, ka nënvizuar Kuçi.

I pyetur nëse qeveria do të pranojë të heqë dorë nga deklarata e pavarësisë pasi këtë nuk e pranon Serbia, Kuçi tha se delegacioni kosovar ka shkuar me instruksione të qarta në Bruksel.

Për pak çaste zoti Kuçi u zu ngushtë nga një pyetje që kishte të bënte me emrin e tij, nëse ai do të pranonte apo jo që emri i tij të kishte referenca të tjera gjatë ndonjë prezantimi.

Nga ana tjetër, qeveria e Kosovës injoron tërësisht qëndrimin e presidentes Aatifete Jahjaga. Zonja Jahjaga një ditë më parë tha se Kosova duhet të përfaqësohet e barabartë me Serbinë, ndërsa qeveria e komenton këtë duke thënë se e respekton institucionin e presidencës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA