Ndonëse Serbia e sheh Kosovën si pjesë territoriale të saj, kjo e fundit nuk figuron si e përfshirë në të dhënat e qeverisë së Serbisë, të publikuara në faqen e saj zyrtare në internet.
Edhe pse kohët e fundit vetë Serbia ka nxjerrë në qarkullim edhe idenë për ndarje të Kosovës dhe marrjen e pjesës veriore të Kosovës, ajo as këtë pjesë nuk e ka përfshirë në të dhënat zyrtare.
“Popullsia (duke përjashtuar Kosovën e Metohinë) është 7,120,666”, shkruhet në faqen zyrtare të qeverisë së Serbisë, publikon “Kosovapress”.
Edhe pse pjesa veriore e Mitrovicës është pothuajse në duart e strukturave paralele të financuara nga Republika e Serbisë, prapëseprapë ajo nuk ka kontroll të mjaftueshëm sa ta përfshijë edhe në të dhënat zyrtare të saja në regjistrimin e popullsisë së Serbisë.
Po ashtu, e njëjta gjë është edhe me të dhënat e territorit të Serbisë. Këto të dhëna themelore statistikore mbi Serbinë janë botuar sipas të dhënave paraprake të regjistrimit të familjeve, të popullsisë dhe banesave në Republikën e Serbisë nga 2011.
Top Channel