Prendi në arrest shtëpie

22/02/2012 00:00

Ka zgjatur vetëm 14 ditë masa e detyrimit me paraqitje në policinë gjyqësore ndaj ish-komandantit të Gardës së Repulikës, gjeneral Ndrea Prendi.

Një trupë tjetër gjyqësore ka vendosur të lërë në fuqi masën e arrestit shtëpiak me ruajtje të përhershme nga policia, të vendosur nga Gjykata e shkallës së parë.

Gjykata e Apelit megjithatë, refuzoi kërkesën e katërt të prokurorisë për ta dërguar në qeli ish-komandantin e gardës. Seanca e rivlerësimit të masës së sigurisë, e njoftuar me shpallje për t’u zhvilluiar në orën 10.30 zgjati rreth 5 orë.

Fillimisht shkak u bë dorëheqja e anëtarit të treshes gjykuese Dalip Bushi, i cili një ditë më parë njoftonte se tërhiqej nga kjo çështje pasi kishte konflikt interesi, pasi fëmijët e tij janë të punëusar në prokurori.

Gjyqtari Bushi u zëvendësua me gjyqtarin tjetër Shkëqlim Miri. Por pas kësaj, në seancën e rivlerësimit të masës ka paraqitur kërkesë avokati Genc Gjokutaj për përjashtim nga kjo trupë të gjyqtares Zeqine Sollaku.

Avokati ka argumentuar në seancën me dyer të mbyllura se gjyqtarja nuk mund të marrë pjesë në këtë gjykim për shkak të një konflikti të vitit 2006 mes bashkëshortit të saj, ish-prokurorit të përgjithshëm Theodhori Sollaku, dhe gjeneralit Ndrea Prendi.

Ndera Prendi i ka ndryshuar, sipas avokatit, eskortën në atë kohë, duke u bërë shkak për mosmarrëveshje mes atyre të dyve. Megjithatë, gjyqtarja nuk ka pranuar të dorëhiqet.

Për këtë është caktuar gjyqtari Artur Kalaja që të shqyrtonte qëndrimin e të dyja palëve. Kalaja ka vendosur përjashtimin e Sollakut nga çështja duke e zëvendësuar atë me gjyqtarin Agron Papajani.

Në përfundim treshja e re me kryesues gjyqtarin Hysni Demiraj është plotësuar për të nisur kështu seancën e paralajmëruar në kaldendar.

Por kërkesa e prokurorit Altin Dumani për ta dërguar në paraburgim ish-komandantin e gardës, sidoqoftë nuk është marrë parasysh, edhe pse siç thanë burimet ai e ka paraqitur dukumentin e shumëlakuar prej javësh, në të cilin konfirmohet se arma me numër “P52796Z” është tërhequr dhe ka një shkresë të firmosur nga gjenerali.

Sipas Byrosë Federale të Hetimit, kjo armë i ka marrë jetën më 21 janar 2011 demonstruesit Faik Myrtaj. Gjyqi u ndoq me interes edhe nga përfaqësues të ambasadës amerikane, të cilët nuk kanë munguar edhe në seancat e tjera të sigurimit personal. Tashmë prokurorisë i mbetet rekursi në Gjykatën e Lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB