Ministria e Mbrojtjes informoi për gjendjen më të fundit shëndetësore të nën/tetar Aleksandër Pecit, i plagosur rëndë gjatë sulmit ndaj forcave speciale shqiptare me mision në Afganistan, ku humbi jetën tragjikisht, kapiten Feti Vogli.
Ministria në komunikatë sqaron se nën/tetar Peci është transferuar në një spital në bazën ajrore të Bagramit, spital i specializuar për ndërhyrje të vështira kirurgjikale. Ushtaraku shqiptar i është nënshtruar për disa orë një ndërhyrje kirurgjikale. Operacioni ka përfunduar me sukses, thotë Ministria e Mbrojtjes dhe nën/tetar Aleksandër Peci ndodhet tërësisht jashtë rrezikut për jetën.
Ministria njofton gjithashtu se pasi gjendja e tij shëndetësore të jetë në nivel të qëndrueshëm për të përballuar kushtet e udhëtimit, ai do të transferohet për një trajtim mjekësor më të gjatë dhe më të hollësishëm në Gjermani.
Top Channel