Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore, nuk do të dorëzojë në prill para deputetëve amandamente të ligjit ekzistues mbi zgjedhjet, por një ligj të tërë e të ri.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komisionit, Haki Demolli. Sipas tij, deri te kjo ka ardhur për arsye se gjatë punës është ndryshuar 40% e ligjit ekzistues, apo 150 amandamente dhe kësisoj është pare e nevojshme të bëhet një draft/ligj i ri.

Në anën tjetër, Demolli ka pranuar se edhe pas disa muajsh të formimit të këtij komisioni, partitë politike nuk kanë rënë dakort për sistemin zgjedhor dhe zgjidhja duket se pritet të arrihet kur të takohen liderët e partive politike.

“Ende nuk janë të unifikuara qendrimet rreth sistemit zgjedhor në përgjithësi, dmth rreth zonave, rreth listave të hapura apo të mbylluara e rreth pragut zgjedhor. Ne jemi duke punuar në drejtimin tjetër dhe jemi duke kërkuar ndihmën e udhëheqëve të partive politike në mënyrë që në këtë periudhë kohore që na ka mbetur të kemi harmonizimin e qendrimeve politike sa i përket sistemit zgjedhor në përgjithësi”, thotë kreu i komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, Haki Demolli.

Ndërkaq, nënkryetari i komisionit që vjen nga PDK, Halit Krasniqi, është shprehur se puna do të kryhet deri në prill, dhe nuk dotë ketë ndikim në shtyrjen e zgjedhjeve për president.

“Ne kemi dhe një takim së shpejti. Kryetari dhe bashkëpunëtorët e tjerë duhet të caktojnë datën dhe më pas do të shohim se cfarë do të dalë nga ky takim. Unë nuk besoj se do të ketë shtyrje”, deklaron Haki Krasniqi, nënkryetar i komisionit për reformën zgjedhore.

Sidoqoftë, Komisioni për Reformën Zgjedhore u formua nga Kuvendi i Kosovës pas marrëveshjes politike ndërmjet Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Behgjet Pacollit, që i kishte dhënë fund krizës presidenciale.

Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje, sipas marrëveshjes është parashikuar të përfundojë nga 8 deri në 12 muaj dhe si rezultat do të prodhojë zgjedhjet parlamentare në fund të vitit 2013.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA