Kamza mbetet pa ujë
22/02/2012 10:20
Ujësjellësi i Tiranës ndërpreu sot furnizimin me ujë për Bashkinë e Kamzës.
Sipas Ujësjellësit, Bashkisë së Kamzës iu ndërpre furnizimi me ujë pasi është debitore dhe borxhi i papaguar i Bashkisë së Kamzës është 300 mijë dollarë.
Ujësjellësi i Tiranës bën të ditur se Bashkia Kamzë është debitore që nga viti 2008.
Top Channel