Berisha: Situata më e vështirë energjitike

22/02/2012 00:00

Kryeministri Sali Berisha i bëri një përshkrim të detajuar situatës energjitike në vend, duke e cilësuar atë si ndër më të vështirën në të cilën vendi ka kaluar muajt e fundit.

Sipas informacionit që dha zoti Berisha në mbledhjen e qeverisë, liqenet që furnizojnë hidrocentralet po arrijnë pranë pikës së vdekjes.

Por kryeministri, duke saktësuar se ndërprerjet kanë të bëjnë me defektet, siguroi qytetarët se energjia elektrike nuk do të mungojë në vend edhe pse çmimi i saj është bërë shumë i shtrenjtë në tregun ndërkombëtar të energjisë.

“Nuk është se ka një situatë të ndryshuar në kaskadën e Drinit. Por ne do vazhdojmë të blejmë. Në çdo rast jemi të gatshëm të çojmë buxhetin në Parlament, që energjia të mos mungojë. Ne e konsiderojmë atë njësoj si buka, uji dhe medikamentet. Parimi ynë është një dhe i pandryshueshëm, çmimi më i lartë i energjisë është mungesa e saj, çka do të thotë se ne nuk pranojmë as dhe një minutë të lëmë vendin pa energji për shkak të çmimit”, deklaroi Berisha.

Duke paralajmëruar se ndryshimi i situatës në liqene pritet kur të fillojë shkrirja e borës ose reshje më intensive të shiut, por siç tha kryeministri, vendi në asnjë rrethanë nuk do të përballet për fatkeqësitë, që sipas tij u parashikuan nga kreu i opozitës Edi Rama.

“Kasandra parashikoi krizë të trefishtë, katastrofë nga bora, katastrofë nga energjia, katastrofë nga përmbytja. Nuk është mirë në asnjë rrethanë të mbjellësh të keqen, të rrahësh gjoksin me fatkeqësinë. Urojmë që asnjë prej tyre të mos vijë. Por  ne jemi të përgatitur për një reagim maksimalisht të shpejtë”, theksoi Berisha.

Për të qenë të gatshëm në çdo kohë, qeveria do të vazhdojë të mbajë në fuqi gjendjen e emergjencës, edhe pse, siç tha kryeministri, 96 për qind e territorit ku ranë reshje të mëdha sot është jashtë emergjncës.

Qeveria i druhet kohës kur të fillojë shkrirja e borës, çka sipas kryeministrit rrezikon rënien e orteqeve. Për këtë arsye gatishmëria do të jetë e lartë, në mënyrë që në çdo moment të bëhet evakiumi eventual i banorëve në zonat që rrezikohen nga orteqet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA