Pas reagimeve të shumta që nxiti projekt-ligji për veprimtarinë e mediave të huaja në Maqedoni, deputetët e mazhorancës kanë rënë dakord që të ndërhyjnë me amandamente në këtë projke-ligj skandaloz të hartuar nga Ministria e Drejtësisë.

Sipas deputetes së BDI-së Ermira Mehmeti, me propozim amendamente të cilat duhet të futen në procedurë parlamentare gjatë javës së ardhshme do të eliminohen nga drafti kufizimet për veprimtarinë e korrespondentëve të huaj në Maqedoni.

“Në mesin e zgjidhjeve të cilat kemi bërë parashihet ndryshimi i atij nenit problematik për sa i përket asaj që u kualifikua si e drejtë diskrecionale e ministrit për të dhënë apo për të refuzuar dhënien e një leje apo akreditimi për një media apo korrespondent të huaj, të jashtëm. Ajo që fillimisht ishte zgjidhje që duket se e kufizonte të drejtën e akreditimit vetëm për një vit, tani do të zgjatet, tani do të zëvendësohet sipas propozim amandamenteve me një zgjidhje që nuk e kufizon këtë hapsirë”, thotë Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së.

Paralajmërimi i mazhorancës për korigjimin e draftit për mediat e huaja, sipas partisë opozitare RDK është dëshmia më e mirë se ministrat shqiptar në Shkup vetëm firmosin dhe nuk i lexojnë projekt-ligjet që propozohen nga dikasteret që i drejtojnë ata.

“Mendojmë se nuk është në rregull që partitë që janë në pushtet si rezultat i asaj se nuk i analizojnë ligjet që i propozojnë si duhet dhe kanë elemente diskriminuese për shqiptarët, të mundohet t’i korrigjojnë ligjet përmes amandamenteve”, u shpreh Izet Zeqiri, deputet i RDK-së.

Projekt-ligji për veprimtarinë e huaj mediatike ka kaluar fazën e parë në Kuvend. Përvec mazhorancës edhe opozita shqiptare do të propozojë amdandament për të korigjuar nenin që ndalon marrjen e anketave nga qytetarët si dhe përsëritjen për çdo vit të procedurës për marrjen e lejes nga korrespodentët e huaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA