Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, ja kush janë më të votuarit për deputetë deri më tani Partitë opozitare në Kosovë janë duke diskutuar hapat për të kundërshtuar idenë që Kosova të prezantohet me futnotë në nismat rajonale. Se çfarë do të jetë forma e kundërshtimit, thirrja e ndonjë interpelance për kryeminstrin Thaçi, apo ndonjë mocion që kundërshton përfaqësimin e Kosovës me futnotë, mbetet për t’u parë
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri dhe Shefi i Grupit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri kanë biseduar mbi këtë shqetësim sic thonë ata të përbashkët dhe se si do të kundërshtohet prania e 1244-ës në futnotë.
Ky takim u thirr nga Lëvizja Vetëvendosje me një letër drejtuar kryetarit te LDK-së Isa Mustafa dhe Shefit të Grupit Parlamentar Ismet Beqiri, e në të cilën situata cilësohej si e rëndë, aq sa duhet të vihen në veprim sipas VV, institucionet e Kosovës dhe sidomos Kuvendi.
Në letrën e siguruar nga TCH, shkruhet se “ky qëndrim i Kryeministrit të Kosovës duhet të tërhiqet dhe të mos bëhet vendim i Qeverisë së Kosovës. Dhe për këtë duhet që opozita duhet të angazhohet maksimalisht”.
Në takim u thirrën edhe krerë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ndërkohë, zoti Beqiri konfirmoi për Top Channel se takimi në lidhje me letrën është zhvilluar në mjediset e Kuvendit vetëm me Shefin e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Visar Ymeri. Gjithsesi Ymeri dhe Beqiri konfirmuan se nga takimi nuk ka rezultate konkrete. Ngjashëm janë deklaruar edhe në AAK.
Gjatë së hënës partitë opozitare e kanë kundërshtuar publikisht deklaratën e kryeministrit Hashim Thaçi që Kosova të përfaqësohet në nismat rajonale me futnotën në të cilën përfshihet edhe Rezoluta 1244.
Top Channel