Raporti i Komisionit Europian i cili sugjeron se tokat bujqësore të Kosovës janë të helmuara tashmë ka arritur efektin parë negativ.

Përveç zvogëlimit të eksportit të atyre pak produkteve vendase për tregun e jashtëm, sipas ekspertëve vendas, publikimi i raportit Kosovës i ka shkaktuar miliarda euro humbje. Këto humbe sipas ekspertëve kosovarë thuhet se janë bërë vetëm për një qëllim. Një ekip i caktuar njerëzish janë munduar që në bazë të këtij projekti të përfitojnë para pa e vlerësuar dëmin që mund të pasonte.

Në këtë debat të organizuar nga “Oda Ekonomike” u vu në pah se nga publikimi i këtij raporti është zvogëluar edhe eksporti i patateve në Itali, Gjermani dhe jo vetëm. I shqetësuar me efektin e raportit Ministri i Bujqësisë siguron qytetarët se ky raport është farsë, madje thotë se kësaj çështje do t’i shkohet deri në fund.

Raporti me emër “Përkrahja e mëtejme e shfrytëzimit të tokës”, i publikuar në Gazetën Express thotë se, qytetarët e Kosovës të cilët ushqehen me frutat, perimet, mishin apo produktet e qumështit, rrezikohen në shkallë të lartë edhe nga vdekja.

Raporti thotë se ka dëshmuar kontaminimin e tokës bujqësore mbi normat e lejuara me metale të rënda, në veçanti krom, nikel, plumb, zink dhe arsenik. Koncentrimi i lartë i këtyre ndotësve thuhet se është në të gjithë Kosovën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA