Inter, Ranieri: Mendoj për ndeshjen, jo për shkarkimin

21/02/2012 09:35

“Shkarkimi? Kam gjëra më të rëndësishme për të menduar. Nuk i kërkoj lojtarëve të luajnë për mua, por për skuadrën dhe fanellën që mbajnë veshur.”

Këto janë deklaratat e trajnerit të Interit, Claudio Ranieri, në prag të takimit që zikaltërit do të luajnë në Velodrome të Marsejës, e vlefshme për 1/8 e Ligës së Kampioneve.

“Duhet të rinisim fitoret në Champions. Kjo është ndeshja e duhur. Pres që djemtë të luajnë bukur sepse në Champions kampionët e tregojnë veten”, deklaroi Ranieri.

Mbi zgjedhjet e formacionit tekniku Italian u shpreh: “Snejder është një lojtar i rëndësishëm, por duhet të prisni nesër të shihni nëse do të luajë apo jo. Forlan? Është një lojtar që mund të luajë kudo.”

Top Channel