Ministrat e financave të eurozonës kanë arritur një marrëveshje për një plan jetik të dytë për Greqinë, bënë të ditur zyrtarët e përfshirë në negociata.

Marrëveshja, e cila erdhi në orët e para të mëngjesit pas bisedimeve të zhvilluar pothujase gjatë gjithë natës në Bruksel, do të jetë me vlerë 130 miliardë euro.

Diskutimet e mëparshme jepnin shpresë për arritjen e një marrëveshje në takimin e Brukselit, ndërsa ministri francez Baroin Francois deklaroi më herët se të gjitha elementët ishin në vend dhe nuk kishte më kohë për të humbur.

Por homologu i tij grek Evangelis Venizelos tha se diskutimi do të vazhdojë deri në minutën e fundit.

Athinës i nevojiteshin 130 miliardë euro me qëllim shmangien e falimentimit muajin e ardhshëm, afati kur kredia duhet të paguhet.

Plani i shpëtimit do të anullojë 100 milardë euro prej borxhit, me huadhënësit privatë që pranuan një reduktim në masën 70% nga atë që Greqia u ka borxh.

Në këmbim, ata do të marrin të të holla kesh dhe bono të reja, që pritet të maturohen në një periudhë 30 vjecare.

Negociatat për borxhin u mbajtën paralelisht në Bruksel, mes zyrtarëve grekë dhe huadhënësve të tyre ndërkombëtare në njërën anë, dhe shefat e bankave nga ana tjetër, bënë të ditur zyrtarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA