Policia e qarkullimit rrugor në Tiranë merr gjithmonë masa në momentet e fundit për të pastruar zonën nga automjetet e parkuara në raste të aktiviteteve festive apo sportive.
Duke mos bërë lajmerime publike apo vendosjen e sinjalistikës së duhur kur rrugët bllokohen për aktivitete të caktuara që ditë më parë, kjo polici zgjedh rrugën më të shkurtër duke vënë në punë karrotrecët.
Edhe gjatë së hënës ajo është kujtuar vetëm në orën 15.00 për të larguar automjetet e parkuara në afërsi të Pallatit të Kongreseve, për shkak se aty do të mbahej një koncert festiv kushtuar 20 shkurtit, rënies së bustit të diktatorit Enver Hoxha.
Pa bërë më parë një lajmërim që nuk lejohej parkimi për shkak se hyrja në Pallatin e Kongreseve duhet të ishte e lirë, policia ka lajmëruar karrotrecët, të cilët i kanë dërguar automjetet drejt pikës së bllokimit.
Një pjesë e drejtuesve të automjeteve kanë debatuar me patrullat e shërbimit të qarkullimit rrugor për masën që kishin marrë.
Top Channel