Ministri francez i Financave, Francois Baroin deklaroi se të gjithe
elementet e marrëveshjes për paketën e re të ndihmës së Greqise janë
gati.

“Tani kemi të gjithë elementet e marrëveshjes, përfshire edhe pjesëmarrjen vullnetare të bankierëve, kreditorëve private si dhe atyre publike; shtetit, bankës qendrore”, tha ministri i Financave Baroin.

Athinës i duhen 130 miliarde euro për të shpetuar nga falimentimi deri në mesin e Marsit, kur do të shlyejë borxhin prej 14.5 miliarde eurosh. Pesë vitet e recesionit e kane lene Greqine me nje borxh qe eshte me shume se 160 % i Produktit Kombëtar Bruto. Baroin tha se nuk ka kohë për të pritur më gjatë.

“Qendrimi i Francës, i cili është mbrojtur nga Presidenti Sarkozi per disa muaj ishte për të shmangur shpërbërjen e eurozonës dhe për të marrë parasysh leksionet e historisë, vecanërisht këto të fundit. ‘Lehman Brothers’ falimentoi. Askush nuk mendoi… por ajo u shndërrua në një krizë sistematike dhe nuk e duam këtë”, tha Baroin.

Të dielën, kryeministri grek, Lukas Papadhimos udhetoi drejt të Brukselit për të percaktuar disa detaje te marrëveshjes. Sekretari amerikan i Thesarit tha se Uashingtoni po inkurajon Fondin Monetar Ndërkombëtar për të mbeshtetur paketen e ndihmes, por ende nuk dihet se si FMN mund te procedoje.

Parlamenti grek miratoi nje pakete prej 3.2 miliarde eurosh, reduktime ne shpenzime, qe u perballen me pakenaqesine e gjere popullore. Debati ne parlament u shoqerua me protesta ne rruge, si dhe me largimin e partise se ekstremit te djathte nga koalicioni, me shpresen per t’i shtuar pike popullaritetit ne prag te zgjedhjeve parlamentare te Prillit. Gjermania, Holanda, Luksemburgu dhe Finlanda kane shtuar presionin ndaj udheheqesve politikë per te vene ne zbatim masat e shpetimit, pavaresisht se cila force do te fitoje zgjedhjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA