Serbia nuk është e sigurt nëse do të pranojë ofertën e Kosovës për të zgjidhur problemet me pjesëmarrjen në konferenca dhe organizime.
Deklaratat e kryeministrit Hashim Thaçi nuk janë përmendur në Serbi si punë e kryer, por si propozim i Kosovës.
Sipas Borko Stefanoviç, shefit të grupit negociator të Serbisë, Prishtina ka propozuar mundësitë për marrëveshje, por për Serbinë është e papranueshme të qëndrojë deklarata e pavarësisë në marrëveshjen me Kosovën.
Atmosfera në media është krijuar me bindjen se nuk dihet se çfarë do të ndodh gjatë javës, përveç konfirmimit të takimeve.
Ministri i Punëve të Brendshme dhe zëvendëskryeministri, Ivica Daçiç, ka përhapur lajmin se Kosova ka çuar një letër tek vendet e BE-së për të mos i dhënë statusin e kandidatit për integrim pasi Serbia është fajtore për bisedimet.
Këtë e ka konfirmuar edhe ministri për Kosovën, Goran Bogdanoviç, Ai ka thënë se Serbia do të shkojë në bisedime dhe se megjithatë problemet duhen zgjidhur me kompromis. Sipas tij, megjithëse qëndrimet janë afruar, ende nuk ka marrëveshje.
Top Channel