Ka kaluar vetëm një javë nga tragjedia në Restelicë dhe Amsera, vajza e vetme që i mbijtoi rrëshqitjes së borës duket se e ka marrë veten. Ajo po kalon disa dite me dajën e saj në qytetin e Prizrenit derisa rreth kujdestarisë së saj nuk është vendosur.

Përvec familjarëve, Amsera pothuaj cdo ditë ka në vizitë shpëtimtarët që e nxorën nga bora ku qendroi për më shumë se 12 orë. Rrëfimin nga momentet e shpëtimit e sjell “Pasdite në Top Channel” nëpërmjet njërit prej pjesëtarëve të FSK-së, Hadis Berisha.  mjaft rrënqethës, por me të cilin ai dhe kolegët e tij ndihen krenar.  
 
“Gjatë punimit është dëgjuar zëri i saj. Kam kërkaur që fshatarët të ndërpresin kërkimet pasi në kësi rastesh duhet ditur si gërmohet. Gjatë kërkimit gjetëm Amserën, fatmirësisht gjallë. Kanë qenë në gjumë kur ka rënë orteku. Deshi Zoti e shpëtoi Amserën”, thotë Hadis Berisha, pjestar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
 
Amserës duket se tani për tani i mjafton dashuria që i ofrojnë të afërmit.
Prej një jave ajo nuk e ka kërkuar fare nënën apo babain e saj, sic do të bënte cdo fëmijë i kësaj moshe. Dhe kjo duket se vjen edhe falë besimit që familja Reka i takon.
 
“Falenderimi i takon vetëm Zotit!
Bamirësit të përgjithshëm, Mëshirëbërësit
Sunduesit në ditën e gjykimit!
Vetëm ty të adhurojmë dhe vetem te ti ndihme kerkojme!
Udhëzona në rrugën e drejtë, në rrugën e atyre të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër vetes tërhoqen hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten! Amin!”, thotë vogëlushja.
 
Në vend të kujtimeve që vetëm sa do ta mërzisnin, Amsera ka nisur ta zhvillojë hobin e saj që duket se do ta coj drejt një të ardhme të ndritur. Në disa fletë të bardha ajo cdo ditë shfaq talentin në pikturë.
 
Amsera i takon komunitetit pakicë goran. Pak fjalë i di në gjuhën shqipe, ndërsa nuk e ka problem italishten e shumë më rrjedhshëm e flet gjuhën boshnjake.
 
Familjarët kanë refuzuar cdo kërkesë nga shtetet fqinje si Serbia apo  Maqedonia për të marrë kujdestarinë e vajzës.
 
Në aksionin e kërkim shpëtimit për 10 viktimat e Restelicës, shteti nuk ishte koordinuar edhe aq mirë. Policia e Kosovës nuk i ndaloi automjtetet e ndryshme që shkonin drejt Restelicës të cilat e bllokuan rrugën për forcat ndihmëse.  Njësitet e FSK-së arriten në vendin e ngjarjes pas orës 16:00. Kjo edhe për shkak të dështimit të KFOR-it për t’i cuar me helikopter pjestarët e FSK-së. Por mundësitë për të shpëtuar jetë të tjera nuk ekzistonin. Ndërkaq,  pjestarët e FSK-së i kthehen sërish rrëfimit për Amserën.

“Kam ndërhyrë i pari kur kam parë një xhup. E kemi tërhequr. Kemi gjetur 3 trupa, kemi gjetur një vajzë të mbijetuar. Jam krenar që shpëtuam jetën e vajzës”, thotë Ali Selimi, pjestar i FSK-së.

Menjëherë pas ngjarjes që mori 10 jetë njerëzish nuk munguan vështrimet analitike të nxitura nga fakti që familja Reka i takon komunitetit pakicë goran.“Kombin nganjëherë e mbajnë bashkë, e bëjnë komunitet solidar edhe ngjarjet si kjo e Restelicës”, shkruan gazetari Enver Robelli.

Përtej fatkeqësisë natyrore në këtë ngjarje, sipas tij ka edhe dicka tjetër e që është shenjë e kohezionit në krijim e sipër për kombin kosovar, një komb i qytetarëve të barabartë para ligjit. Solidariteti i shumicës së qytetarëve të Kosovës, e cila është shqiptare, kësaj radhe i kushtohet pjesëtarëve të një komuniteti pakicë, goranëve të Restelicës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA