Sheen: Ashton Kutcher është për të ardhur keq

19/02/2012 11:40

Charlie Sheen është rikthyer me deklarata të “forta”.

Aktori, i cili kohët e fundit ka pasur shumë probleme me alkoolin dhe drogën, ka lëshuar një sulm të ashpër ndaj producentëve të serialit ‘Two and a half men’, të cilët e zëvendësuan me Ashton Kutcher për shkak të problemeve të përmendura më sipër.

“Nuk vazhdoj dot më duke thënë gënjeshtra. Jam lodhur duke u hequr sikur seriali është ende i mirë. Seriali është për të ardhur keq, Ashton Kutcher është për të ardhur keq”, u shpreh Sheen për ‘TMZ’.

“Mendoj se po i vjen fundi serialit sepse kjo gjë ndodh kur largon aktorin kryesor”, shtoi aktori, i cili u largua pikërisht për shkak të jetës së shthurur që nisi vitin e kaluar, jetë që përfshinte edhe bashkëjetesën me dy yje të filmave porno.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA