Demokracia greke është duke u shkatërruar, jo nga ushtarët që marshojnë me parulla të cmendura të dala nga gojët e tyre për triumfin e pashmangshëm të racës superiore gjermane, proletariati ndërkombëtar apo xhihadi global, por nga burra e gra të moderuar të cilët mendojnë se janë të imunizuar nga deliri ideologjik, shkruan sot “The Guardian” e Londrës.

Armiqtë e Greqisë janë të pazakontë, por jo më pak të frikshem; ata janë esktremiste nga politika e qendrës, “të respektuarit” që kanë marrë yrysh. Si do që të përkufizosh, Greqia nuk fiton dot. Paketa e  shpëtimit e BE-së nuk e kryen dot funksionin e parë të shpëtimit dhe të shpëtoj vuajtësit nga vuajtjet.

Gjermanët, me hollandezët dhe finlandezët po e shtyjnë Greqinë drejt një spirale vdekjeje.

Greqia është një recesion permanent. Evropa është duke i ofruar rigjallërimin Greqisë përmes varfërimit të saj, ta shërojë përmes dëmtimit të saj. Nëse shoqëria greke mund t’i rrezistojë presionit kjo mbetet për t’u parë.

Partitë e ekstremit të majtë dhe të djathtë, janë duke lulëzuar nëpër sondazhe, ndërkohë që publiku i shikon politikanët e qëndrës si tradhëtarë që tentojnë të qetësojnë një BE armiqësore.

Cilado qofshin konseugencat politike cdo komentator i logjikshëm i cështjeve financiare e kupton se ekonimisë grekë nuk i mbajnë më këllqet.

Paketa e shpëtimit thjesht do ta zhysë më shumë në skamje.

“The Guardian” shkruan se kushtet e BE-së nuk i afrohen kurrë altruizmit të SHBA-së ndaj gjermanëve të mposhtuar pas 1945. Amerika garantoi sigurinë dhe u dha atyre hua nga Plani Marshall që lejojë krijimin e mrekullisë ekonomike të Gjermansië Perëndimore.

Greqia nuk ka pushtuar askënd dhe nuk ka kryer krime kundër njerëzimit. E sërish BE-ja, e cila mburret se solidariteti është një nga parimet e saj themeltare po e detyron Greqinë drejt skamjes dhe kaosit.

Evropa nuk duket e këndshme, e begatë dhe paqësore në ditët tona. Kur historianët të shkruajnë për fundin e utopisë së saj postmoderne, ata do të vënë re se ajo nuk u shkatërrua nga ushtri pushtuese të ethshme për të plackitur pasurinë e Evropës apo nga ideologë totalitarë të vendosur për të instaluar një diktature, por nga politikanë dhe burokratë, të cilët dukeshin se ishin shtyllat e respektueshmërisë, por që në fakt dolën se ishin në fund të fundit vecse disa fanatikë, përfundon “The Guardian” e Londrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA