Robert Pattinson me look të ri

18/02/2012 00:00

Modeli i ri i flokëve, stil marins, i divit të sagës “Twilight” Robert
Pattinson është bërë menjëherë argument në plan të parë të shtypit roz
online në të gjithë botën.

Aktori u shfaq me look-un e tij të ri në Festivalin e Filmit në Berlin, për prezantimin e filmit të ri “Bel Ami”, me regji të Declan Donnellan dhe Nick Ormerod.

Filmi është një përshtatje e kryeveprës së Guy De Maupassant dhe bën fjalë për një djalë të ri joshës në fund të viteve 800. Aty interpretojnë edhe aktoret Christina Ricci, Kristin Scott Thomas dhe Uma Thurman.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA