Lamtumira e Whitney Houston, ceremoni në New Jersey

18/02/2012 00:00

Më shumë sesa nga fama, funerali i Whitney Houston do të jetë i rrethuar
nga besimi. Fituesja e 6 çmimeve Grammy, e vetmja artiste që rreshtoi
njëri pas tjetrit 7 hite radhazi në vendin e parë të klasifikimeve do të
kujtohet sot në Newark të New Jersey-t pikërisht në kishën, ku këndoi
fëmijë përpara familjes se vet dhe te gjithe komunitetit.

Pjesëmarres në ceremoni do te jene mes te tjeresh mbeteresha e Soul-it, Aretha Franklin, i madhi Stevie Wonder dhe fituesi i Academy Award, Kevin Coster. Varrimi i Whitney Houston do te mbledhe nje grup emrash te famshem, dhe kjo nuk eshte cudi. Ne fund te fundit, kishte gati 30 vjet qe punonte me te miret. Nga kisha e vogel e New Jersey-t, ku kendonte muzike fetare e luante ne organo, Whitney me zerin e e saj te jashtezakonshem do te ngrihej ne statusin e nje ylli, do te shnderrohej ne nje prej divave me te shquara te muzikes pop. Mori 400 cmime karriere shiti më shumë se 170 million albume në mbarë botën dhe regjistroi këngë për një nga kolonat zanore më të shitura në të gjitha kohërat në filmin, “The Bodyguard.”

Por ne ceremonine e varrimit, ku pjesemarrja eshte me ftese, me shume sesa fama dhe arritjet e saj, do te kremtohet besimi, shpresa dhe dashuria. Ky eshte edhe mesazhi qe 1.500 personat e pranishem pritet te marrin ne kishen me tulla te kuqe, ndersa miliona te tjere do te mund ta ndjekin sherbesen ne televizion apo dhe ne internet.Per disa ore sot, historia e rrefyer nuk do te jete ajo e dehjes per disa dite rresht perpara vdekjes, e droges dhe abuzimeve qe i shkaterruan zerin, e ngritjes ne statusin e me te mires e shembjes ne abisin e veterrenimit. Sot ne Neëark do te kujtohet vajza 11-vjecare “Nippy”, siç e quanin me perkedheli, e cila ndoqi rrugen e se emes dhe kendoi ne korin e kishen. Do te kujtohet edhe superylli Whitney, qe kthehej gjithmone per sherbesat e te dieles se Pashkeve, pa i harruar kurre rrenjet e saj, edhe pas suksesit marramendes.

Ne mbremjen para ceremonise, Tonny Bennet i dedikoi nje kenge e tha: “Kur e dëgjova për herë të parë telefonova Clive Davis dhe i thashë: Më në fund ke gjetur këngëtaren më të mirë që kam dëgjuar ndonjëherë në jetën time”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA