Interi turpërohet në “San Siro”

18/02/2012 00:17

Interi vazhdon të zhgënjejë në Serinë A, këtë herë zikaltrit e Ranierit janë mundur 0-3 nga Bolonja, një tjetër skuadër që është pranë zonës së ftohtë të klasifikimit.

Marko Di Vaio, ai që nuk i kishte shënuar asnjëherë Hulio Cesarit, shënoi dy gola në këtë sfidë, ndërsa të tretin për Bolonjën e shënoi Akuafreska.

Po 3-0 ka fituar edhe Napoli ndaj Fioretinës. Golat për ekipin e drejtuar nga Mazzarri u shënuan nga Kavani dhe Lavezzi. Kjo fitore e thellë i jep mundësinë Napolit të ngjitet në vendin e 5-të, 5 pikë larg Lazios së vendit të 3-të dhe të lërë poshtë vetes Interin dhe Romën

Top Channel