Elbasan, pranga të riut, vodhi xhaxhanë
18/02/2012 10:10
Policia e qytetit të Elbasanit ka arrestuar gjatë natës një 18-vjeçar të dyshuar për vjedhje të shumave të mëdha të parave.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në pranga ka përfunduar shtetasi Panajot Tafani, i cili kishte vjedhur banesën e xhaxhait të tij dy ditë më parë.
Sipas burimeve, gjatë kontrolleve të kryera në banesën e 18-vjeçarit, uniformat blu gjetën 20 mijë euro dhe tre milionë lekë të vjedhura.
Vjedhjet që të rinjtë u bëjnë të afërmve të tyre nuk janë të rralla. Pak kohë më parë dy vajzë i vodhën 15 milionë lekë dajës së tyre, të cilat i shpenzuan për të plotësuar dëshirat.
Top Channel