“Pas borës, rrezik përmbytjet”

18/02/2012 19:35

Henk Van den Dool, kryediplomati i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, në një intervistë për të përjavëshmen “Java” lëshon alarmin duke deklaruar se Shqipëria pas dëborës do t’i duhet të përballet me përmbytjet, pasi sipas tij ekspertiza holandeze e ofruar ka rënë në vesh të shurdhët.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme që mbështetja të jepet në mënyrë të koordinuar, në mënyrë që kjo fatkeqësi natyrore të mos bëhet pre e përfitimeve apo keqpërdorimeve politike. Shqiptarët që janë të bllokuar në dëborë nuk e meritojnë të bëhen objeit i ping-pongut politik. Unë dëshiroj të shpreh shqetësimin tim për atë cka mund të ndodhë  kur dëbora të fillojë të shkrijë, gjë e cila është e pashmangshme. Duket se përmbytjet e mëdha do të jenë të pashmangshme. Vitin e kaluar gjatë përmbytjeve që ndodhën në veri të Shqipërisë ne sollëm disa ekspëertë holandezë të cilët konkluduan me një numër propozimesh në mënyrë se si mund të menaxhoheshin këto probleme në periudhë afat-shkurtër, afatmesme dhe afatgjatë. Është vërtetë një fatkeqësi që tani, më shumë se një vit më vonë dhe me probleme që shfaqen në horizont, më duhet të dëshmoj se zor se është ndërmarrë ndonjë veprim konkret.

Gjatë intervistës ambasadori Van Den Dool ndalet edhe në situatën poltike duke e vënë theksin në plotësimin e 12 prioriteve. Ambasadori lavdëron hapat e hedhur, sic ishte zgjedhja e Avokatit të Popullit apo miratimi ligjeve me 3/5-at, por vëren se axhenda politike vijon të “udhëhiqet nga ndodhitë, fatkeqësisht në kurriz të këtyre proceseve që kanë nevojë për më shumë këmbëngulje dhe energji”.

Ambasadori Holandës e parashikon se zgjedhja e presidentit nuk do të jetë aspak e lehtë, por beson se është e mundëshme gjetja e një kandidati që do të marrë votat e sa më shumë parlamentarëve.
Gjithashtu, Ambasadori vlerëson dorëheqjen e Kreshnik Spahiut duke shtuar se vëren “daljen në pah krejt papritur të një lloj nacionalizmi shqiptar, i cili nuk ka qenë i artikuluar në dy dekadat e fundit dhe se mund të jetë një thirrje zgjimi për klasën politike. Ndërsa Aleancën Kuq e Zi e shikon si një levizje e cila është duke tërhequr shumë të rinj urban e të mirëedukuar.

Hetimet e 21 Janarit për ambasadorin Van Den Dool po zgjaten shumë dhe kjo nuk është një gjë e mirë për drejtësinë, por dicka e keqe për imazhin e Shqipërisë e në vecanti stresuese për familjarët e viktimave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA