Rama: Mbështetje Kosovës dhe qeverisë së saj

17/02/2012 00:00

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama uroi mbarë popullin e Kosovës për
Ditën e Pavarësisë, si dhe uroi publikisht kryeministrin Hashim Thaçi
për suksese të mëtejshme në drejtimin e qeverisë së Kosovës për të mirën
e vendit dhe të gjithë qytetarëve të saj.

Në një konferencë për media, drejtuesi i PS-së theksoi se forca politike që drejton dhe opozita në tërësi do të jetë në krah të Kosovës dhe qeverisë së saj e njëkohësisht do të jetë kundër cdo përpjekjeje për të mos e pranuar sovranitetin e shtetit të Kosovës, me synim kthimet e pamundura prapa në një të shkuar që Kosova e ka lënë pas njëherë e përgjithmonë.

Rama, duke falenderuar edhe ndërkombëtarët për kontributin e dhënë, theksoi se sa më shumë Serbia ta zgjasë lidhjen e vet me të shkuarën, aq më shumë humbet për të ardhmen e saj.

“Kosova u ka ikur nga duart njëherë e përgjithmonë dhe duke e ndjekur pas këtë shtet, Serbia nuk bën gjë tjetër vecse mban veten lidhur në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian. Edhe referendumi pa përmbajtje nuk ishte gjë tjetër vecse një episod banal për prosperitetin e Serbisë”, tha Rama.

Kreu socialist në këtë ditë historikë për Kosovën, shprehu vlerësimin e thellë për dy figurat e mëdha të kombit tonë, Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA