Në pritje të Big Brother

17/02/2012 19:35

Të shtunën fillon Big Brother, spektakli që absolutisht ka shikueshmërinë më të lartë nga çdo lloj emisioni tjetër në televizion.

Emisioni ‘Pasdite në Top Channel’ iu rikthye edhe një herë edicioneve të mëparshme duke diskutuar me Nedën, Ogrenin dhe Ervinin, perzonazhe të edicionit më të fundit që e kanë edhe më të freskët kujtimin.

Neda theksoi se është kurioze të shohë “personazhet e përzgjedhur” për edicionin e ri e më pas të shohë “se sa do dinë ata të ngjallin interesin e publikut”.

Ogreni e kujton eksperiencën në Big Brother si diçka shumë të bukur: “Është një kujtim i bukur sepse futesh diku që nuk e di çfarë të pret. Është një botë virtuale e shkëputur nga jeta e përditshme. Kur hyra brenda më dukej sikur isha në një set filmi.”

Ndërsa për Ervinin Big Brother “ishte një eksperiencë shumë e bukur sepse aty gjeta edhe dashurinë time, Ermelën”.

Protagonistët e Big Brother 4 folën edhe për lidhjet që krijohen brenda shtëpisë.

“I këshilloj banorëve të rinj të mos bëjnë asgjë të stisur dhe të pandjerë sepse këto gjëra kuptohen nga publiku. Edhe në rastin tim dhe të Nedës, që gjithçka ishte e pastër, publiku ishte skeptik sepse ky format është i tillë”, nënvizon Ogreni.

 “Konkurrentët që krijojnë lidhje fallso e bëjnë sepse nuk kanë çfarë ofrojnë tjetër”, shton Neda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA