Mustaqe dhe baseta të mëdhaja për Jean-Claude Van Damme, aktorin veteran të filmave aksion, i cili ndodhet këto ditë në Porto Riko për filmin e tij më të ri, ‘Welcome to the Jungle’.
Gjëja tjetër që bie në sy është që edhe pse vitet kalojnë, Van Damme e ruan ende fizikun e tij muskuloz duke qenë në formë të plotë.
Aktori belg 51-vjeçar interpreton një stërvitës marinsash në filmin e fundit. Ende nuk dihen detaje të tjera për këtë projekt, por mediat amerikane theksojnë se Van Damme do të bëjë atë që ka bërë gjithmonë: të rrahë të këqinjtë. Në kastin e aktorëve do të jenë edhe Adam Brody dhe Dennis Haysbert.
‘Welcome to the Jungle’ është filmi numër 53 i aktorit belg, i cili nuk ka pushuar së punuari që kur nisi karrierën në vitin 1984.
Përveç këtij filmi, Van Damme do të punojë edhe për dy të tjerë gjatë këtij viti. Pa përmendur këtu që pret shfaqjen e filmit ‘The Expendables 2’, ku interpreton së bashku me aktorë si Sylvester Stallone, Arnold Schwarzenegger dhe Bruce Willis.
Top Channel