Ata që do të merren me administrimin e zgjedhjeve në çdo hallke te tyre,
prej sot e mbrapa duhet të mendohen mire. Sepse, nëse verifikohet se
kanë kryer veprime që cënojnë standardin dhe rezultatin e zgjedhjeve,
ata nuk do të kenë më mundësi të shpëtojne vetëm me një gjobë. Ndëshkimi
i tyre do të jetë vetem me burg!

Dhe per kete kane rene dakord te gjitha palet politike ne Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Nisur nga mangesite e vena re gjate dy proceseve te fundit elektorale, demokratet dhe socialistet kane rreptësuar veprat penale ndaj zgjedhjeve. Por risia e ndryshimeve konsensuale nuk eshte vetem ndryshimi i mases se denimit, qe per komisioneret dhe numeruesit, ne çdo rast kalon nga gjoba tek burgu, por edhe tek detajimi me kategori i këtyre veprave.

Amendamentet kane kategorizuar me imtësi, si vepra të rënda penale duke nisur që nga falsfikimi i materialeve apo rezultatit zgjedhor, për të cilin dënohesh deri në 7 vjet burg dhe deri tek prishja me dashje në bashkëpunim e këtyre materialeve, që kur cënon rezultatin, dënohet edhe deri në 8 vjet burg. Një nga plagët e mëdha të zgjedhjeve shqiptare është dhe braktisja nga komisioneret dhe numeruesit e detyres se tyre, qe ka cuar shpesh here ne cenimin e te drejtes se zgjedhesve per te votuar apo edhe ne vonesen e nxjerrjes se rezultatit te zgjedhjeve. Zakonisht komisioneret dhe numerusit keto veprime i kane kryer me urdher te partive perkatese, por ne zgjedhjet e ardhshme duhet te mendohen mire perpara se ta bejne, pasi, mund te rrezikojne me e pakta 6 muaj burg, kur braktisin detyren dhe deri ne 5 vjet burg maksimalja, kur akti kryhet ne bashkepunim dhe cenon rezultatin e zgjedhjeve.

Socialistet dhe demokratet jane perpjekur qe, duke ashpersuar masat penale te eliminojne votimin familjar ose votimin me dashje me shume se një here. Nga keto masa nuk do te ndeshkohen me burg vetem komisioneret qe e lejojne te ndodhe kete veprim, por edhe çdo qytetar qe tenton te votoje me shume se një here, rrezikon burgun.

Ndryshimet e reja te miratuara me konsensus kane per qellim gjithashtu te minimizojne blerjen e votuesve, nje fenomen, per te cilin palet akuzojne njera tjetren sa here ka zgjedhje. Dhe per kete eshte parashikuar ndeshkim penal, me burg, per te gjithe ata qe ofrojne para apo favore te tjera ne zgedhje, si dhe ndeshkim penal me gjobe per ate qytetar qe pranon te beje kete kundravajtje penale, duke shitur voten e tij. Me propozimin e socialisteve eshte parashikuar qe edhe detyrimi i nenpunesve per te marre pjese ne aktivitetete zgjedhore te denohet me gjobe ose me burg, si dhe te denohet vetem me burg detyrimi i nxënesve per te marre pjese ne aktivitete zgjedhore.

Keto amendamente te rrepta penale nuk do te qendrojne me si pjese e Kodit Elektoral, por, qe nga e hena ato do te behen pjese e diskutimeve per t’u perfshire si kapitull i veçante ne Kodin Penal, qe po diskutohet aktualisht ne Komisionin e Ligjeve dhe pritet te miratohet me konsensus ne parlament. Kuvendi, gjithashtu do te duhet te miratoje se shpejti edhe shtyrjen e afatit per Komisionin e Reformes Zgjedhore, i cili ende nuk konsiderohet se ka hyre ne zonen e nxehte te ceshtjeve per t’u diskutuar. Pasi ka zgjidhur edhe rregullimin e marredhenies se mediave me subjektet elektorale, socialistet dhe demokratet duhet te zgjidhin edhe çështjen e administrimit te zgjedhjeve, nese kjo do te kryehet nga komisionere partiake dhe nga Komisioni Qendror i Zgjdhjeve, si dhe duhet te vendose per menyren e votimit dhe numerimit te votave, nese kjo duhet te behet apo jo me mjete elektronike.

Top Channel