Funerali i Whitney Houston do të transmetohet live në të gjithë botën,
kësisoj, të gjithë fansat e saj të cilët nuk mund të jenë në New Jersey,
në një farë mënyre do të jenë me të.

Janë Stevie Wonder dhe Aretha Franklin, dy ikona të muzikës botëore të cilët do të interpretojnë në funeralin e këngëtares e cila u shua të shtunën e shkuar. Revista “People” ka zbuluar një tjetër detaj të kësaj ceremonie, bashkëprotagonisti në filmi “The Bodyguard”, aktori Kevin Costner, jo vetëm do të jetë i pranishëm në ceremoninë e lamtumirës së këngëtares, por është i përzgjedhuri për të mbajtur fjalimin e rastit.

Këto janë vetëm pak prej detajeve të momentit që bëhen me dije për funeralin e kësaj të shtune, kur e gjithë bota do të kthejë sytë nga ekrani për të përcjellë një këngëtare të papërsëritshme të muzikës botërore.

Whitney Houston ndërroi jetë të dielën e 11 shkurtit, në një hotel në Los Anxhelos, në rrethana ende të paqartësuara. Ajo vuante prej kohësh nga depresioni dhe nga varësia prej substancave narkotike.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA