Dosja “Shullazi”, në Gjykatë

17/02/2012 00:00

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar dosjen në
gjykate për Emiliano Shullazin, pak muaj pasi ai u arrestua pranë “21
dhjetorit” në Tiranë, së bashku me shokun e tij Gilmando Dani.

Sipas kerkeses per gjykim, Shullazi akuzohet per prodhim dhe mbajtje te armeve luftarake, nderkohe qe shoku i tij per mos kallezim krimi. Prokurori thote ne dosje, se ne 8 nentor 2011, gjate nje postblloku te policise dhe kontrollin e personave te dyshuar ne makinen ku udhetonte Shullazi u gjeten nje arme tip glok me 16 fisheke, nje maske, nje pale syze maskimi dhe shtate telefona.

Gjate marrjes ne pyetje te dy personave qe ndodheshin ne makine, Gilmando Dani e ka marre pergjegjesine per mbajtjen e armes, te njejten gje e ka theksuar edhe Shullazi. Por sipas prokurorit, keto deshmi bien ne kontradikte me deklarimet e policeve qe ishin ne postbllok, te cilet kane konfirmuar se pistoleten e kishte Shullazi dhe gjate kontrolleve ai e ka hedhur ne kofanon e nje makine tjeter.

Top Channel