George Clooney, aktori që shumë pak flet për jetën e tij private, ka rrëfyer në një intervistë shumë intime për ‘The Hollywood Reporter’ se ka provuar një herë kokainën dhe se në raste të rralla e tepron me alkoolin.
“Më pëlqen të pi alkool dhe ka pasur raste që kam kaluar kufirin, por kur kjo gjë ndodh unë them “mjaft”. Në fakt, që nga Viti i Ri nuk kam pirë më alkool. Kam provuar edhe kokainën, por kurrë nuk kam pasur probleme”, tregon Clooney.
50-vjeçari ka pranuar se ka tradhëtuar disa herë, por që gjithashtu është tradhëtuar nga partneret e tij.
Clooney tregon edhe një problem tjetër të tij: pagjumësinë.
“Bie të fle që në orën 10 të mbrëmjes sepse zgjohem pesë herë gjatë natës pa arsye”, shprehet protagonisti i ‘The American’.
Top Channel