Adele do të hedhë në gjyq një revistë franceze që ka publikuar foto që, sipas revistës, vijnë nga një video erotike e këngëtares së famshme.
23-vjeçarja përgënjeshtroi menjëherë revistën ‘Public’ që thotë se video është regjistruar në një smartphone. Fotot e marra prej videos janë publikuar në faqe të parë.
Avokati i Adeles do të fillojë ndjekjen ligjore të këtij rasti. Ai e ka bërë të ditur këtë gjë në një komunikatë të shpërndarë për mediat britanike.
“Jemi informuar se ditën e sotme, revista franceze ‘Public’ ka publikuar foto të klientes time sipas revistës të marra nga një video erotike. Klientja ime nuk ka bërë asnjë video erotike dhe nuk është Adele në fotot e publikuara nga revista. Do të nisim ndjekjen ligjore për këtë rast”, lexohet në komunikatë.
Publikimi i këtyre fotove vjen vetëm pak ditë pas triumfit të Adeles në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Grammy që u zhvillua në Los Angeles (SHBA) dhe pas deklaratës së saj të bujshme se do të marrë pesë vjet pushim në karrierën e saj muzikore për t’iu përkushtuar 100% jetës së saj private.
Top Channel