McCartney lë përfundimisht hashashin

16/02/2012 17:35

Një ikonë e muzikës botërore dhe një tymosës i rregullt i hashashit, Paul McCartney ka vendosur të heqë dorë nga vesi i keq në moshën 69-vjeçare, për hir të vajzës së tij 8-vjeçare, Beatrice.

Ndonëse pas dekadash të tëra, McCartney duket se ka fituar një ndienjë përgjegjëshmërie, duke kuptuar se konsumi i kanabisit dhe substancave të tjera do të jepte një shembull të keq për të bijën.

”Kam pirë mjaftueshëm dhe ka ardhur koha për ta mbyllur. E kam konsumuar pjesën time. Kur bëhesh baba dhe duhet të rritësh një fëmijë, ndienja e përgjegjësisë është menjëherë e fortë. Mjaft është mjaft”, rrëfeu Sir Paul, në një intervistë për një revistë britanike.

McCartney është njohur më parë gjatë jetës së tij për disa beteja kundër varësisë, ashtu si John Lennon, antari tjetër i grupit. Në vitet 1960, ai provoi heroinën, kokainën, LSD dhe disa lloje të tjera drogërash, por me kalimin e viteve, hashashi mbeti e vetmja drogë që konsumonte.

Duke komentuar edhe një herë ndarjen e “Beatles”, Paul shpjegoi se përse grupi nuk u ribashkua kurrë, si shumë grupe të tjera të mëdha muzikore.

”Cikli ynë ishte mbyllur. Ndonëse e menduam disa herë rikthimin, ideja nuk na u duk asnjëherë mjaftueshëm bindëse”, përfundoi McCartney.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA