Hollywood, tani gratë rrahin burrat

16/02/2012 00:00

Tani në Hollywood janë gratë që rrahin burrat. Filmi “Haywire” i Steven
Soderbergh është pritur me duartrokitje në edicionin e 62-të të
Festivalit të Berlinit.

Protagonistja kryesore e filmit është Gina Carano, kampione e arteve marciale, që di të rrahë me të vërtetë kundërshtarët e saj.

Ajo luan rolin e një agjenteje speciale që kryen misione të fshehta, ato që qeveritë nuk mund t’i autorizojnë, por që tradhtohet nga punëdhënësit e saj.

Në film, Carano arrin të heqë qafe edhe profesionistë të fushës së saj përmes arteve marciale, prej të cilave ra në sytë e regjisorit Soderbergh gjatë një turneu.

Deri tani heroinë e filmave aksion ka qenë Angelina Jolie, me filmin “Salt”, si dhe aktorja Zoey Saldano me filmin “Colombiana”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA