Cindy Crawford “frenon” karrierën e vajzës

16/02/2012 20:20

Edhe pse vajza e saj ka pozuar për linjën e fëmijëve të firmës italiane Versace, supermodelja Cindy Crawford mendon se 10-vjeçarja Kaia nuk do të ndjekë hapat e saj.

Vajza është e vogël ende dhe nuk mendoj se mund të shihet që tani talenti. Nuk besoj se do të bëhet modele, por nëse kur të bëhet 17 vjeç dëshiron të ndjekë këtë rrugë unë do ta mbështes” shprehet Crawford në një intervistë për ‘Daily Front Row’.

Edhe pse ka kujtime shumë të bukura nga karriera e saj, ka edhe momente që kërkon t’i harrojë që lidhen pikërisht me shenjën e saj të veçantë: nishanin që ka sipër buzës.

“Një nga kujtimet e këqia është hera e parë që pozova për versionin britanik të revistës ‘Vogue’. Ata fshinë nishanin tim dhe u ndjeva shumë keq. Kjo nuk ishte hera e vetme që ndodhi kjo gjë dhe më vinte gjithmonë shumë inat”, thekson Crawford.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA