Champions League, Milan shkatërron Arsenalin

16/02/2012 00:15

Milani ka shkatërruar 4-0 Arsenalin në “San Siro”. Kuqezinjtë e Algerit ishin shumë më lart se djemtë e skuadrës angleze të cilët për asnjë moment nuk rrezikuan portën e Milanit.

Boateng më një eurogol zhbllokoi rezultatin në minutën e 15-të, ndërsa Robinjo në të 38-ën dyfishoi rezultatin.

Në fillimin e të dytës braziliani shënoi golin e tretë për Milanin dhe të dytin personal në këtë sfidë.

Në fund suedezi Ibrahimovic me një 11 metërsh, vulosi fitoren fitoren e Milanit, rezultat ky që i hap skuadrës italiane për herë të parë pas 3 vjetësh dyert e cerekfinaleve në Ligën e Kampioneve.

Ndeshja e kthimit në “Emirates Stadium” do të jetë thjesht një formalitet.

Top Channel