Vajza: Demi Moore po rikuperohet

15/02/2012 00:00

Rumer Willis, e bija e Demi Moore, theu heshjten në lidhjen me gjendjen që po kalon aktorja 49-vjeçare.

Moore është duke marrë trajtim për depresion dhe anoreksi në një qendër rehabilitimi që mbahet e fshehtë.

“Pa dyshim që kjo situatë peshon rëndë mbi mua”, deklaroi Rumer për revistën gjermane “TZ”, gjatë një udhëtimi në Mynih, ku ishte e pranishme në përurimin e një linje të re bizhuterishë.

Megjithatë, 23-vjeçarja shprehu besimin e saj të palëkundur tek rikuperimi i shpejtë i Demit. “Mamaja ime është drejt rrugës së rikuperimit. Po e bën këtë ngadalë, por ne besojmë tek ajo”.

Rumer zbuloi se kishte qenë këmbëngulja e saj, e motrave Scout (20 vjeç) e Tallulah (18), si dhe e babait të tyre, aktorit Bruce Willis, që kishte bindur 49-vjeçaren që të kërkonte një ndihmë të specializuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA