Marsela: Edhe unë fituese e “Voice”

15/02/2012 19:25

Marsela Çibukaj mund të ishte një fituese e merituar i edicionit të parë të “The Voice of Albania”, shfaqjes madhore që rezervoi për të gjithë ekrani i televizionit tonë.

Megjithatë, duke qenë se fitues mund të ishte vetëm një dhe ajo u shpall Rina Bilurdagu, Marsela u rendit e dyta. Sidoqoftë, për dhjetëra mijëra shqiptarë që e votuan dhe e përkrahën në rrugën deri në finale, vajza që erdhi nga Italia me një ëndërr mbetet “kampionia” e vërtetë.

Në emisionin e “Pasdites” në “Top-Channel”, ajo dha intervistën e parë që kur “Voice of Albania” kurorëzoi ëndrrën e saj, duke e shndërruar edhe në një personazh të famshëm për shqiptarët.

Pasdite – Marsela, jemi këtu disa ditë pasi ju u renditët e dyta në “Voice of Albania”. Si u ndietë kur dëgjuat një tjetër emër si fituese?
Marsela – Emocioni ishte i madh atë natë, aq i madh sa realisht nuk do të kishte fare rëndësi se kush do të ishte shpallur fitues. Nuk e dëgjova fare emrin, aq e përfshirë nga emocionet isha.
Pasdite – E konsideroni veten fituese?
Marsela – Po, patjerër që e konsideroj veten fituese. Jam një tip shumë sportiv, dhe e mora me sportivitet garën. Mendoj se të gjithë ne finalistët ishim të talentuar në të njëjtën mënyrë, dikush kishte diçka më shumë në vokal, tjetri në stil, e dikush tjetër në ngjyrë. Megjithatë, ishte kënaqësi për të gjithë ne të arrinim diçka të madhe, për mua ishte arritje që arritëm në finale.
Pasdite – Cili ishte momenti më i vështirë në rrugën tënde deri në finale?
Marsela – Përjetova një javë shumë të vështirë, pasi pata grip dhe temperaturë dhe mu desh të këndoja. Megjithatë, sot e mbaj mend si një përvojë të bukur.
Pasdite – Cila ishte kënga që ju fali më shumë kënaqësi duke interpretuar?
Marsela – Do të thoja që kam shijuar shumë “Somebody to love”, edhe pse në absolut, kënga që më ngjalli më shumë kënaqësi ishte Billie Jean, e Micheal Jackson.  Në atë këngë kisha një kontradiktë për tonalitetin me Eltonin (Dedën) dhe u gëzova shumë që arrita të këndoja po aq mirë me atë tonalitet që zgjodha.
Pasdite – Marsela, çfarë të dha “The Voice”?
Marsela – Mbi të gjitha më rriti profesionalisht. Më dhuroi një eksperiencë që nuk e kisha. Sidoqoftë, kujtimi më i bukur janë emocionet, duartrokitjet, komentet e publikut, dashuria e tyre.
Pasdite – Çfarë bërë atë natë kur përfundoi “The Voice”?
Marsela – Gjëja e parë ishte përqafimi me nënën, që kishte ardhur nga Italia posaçërisht për finalen. Ishte një moment shumë i bukur përballja me konkurrentët e tjerë, trajnerët që më thanë fjalë të bukura, asistenët, publiku që më përqafoi dhe bëri shumë komente të bukura …. Më pas, shkruam për të festuar fitoren e Rinës, së bashku me “fitoren” time.
Pasdite – Ke ardhur nga Italia për të marrë pjesë në “The Voice”. Çfarë do të bësh tani?
Marsela – Erdha në audicion vetëm për “Voice of Albania”. Tani shpresoj të punoj sa më shumë në ambientin e Tiranës. Shpresoj të bashkëpunoj me muzikantë shqiptarë për materiale të reja dhe do të më pëlqente të merrja pjesë në “Top-Fest”.
Pasdite – Admiruesit tuaj kanë gjetur një ngjashëmri të madhe midis jush dhe Adele.
Marsela – (Qesh). Nuk e di, unë kështu kam qenë edhe përpara se ajo të bëhej e famshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA