Kukës, helmohen studentët e Infermierisë

15/02/2012 19:15

Rreth 15 studentë të Fakultetit të Infermierisë në Kukës janë duke u kuruar në spitalin e qytetit së bashku me pedagogen e tyre, për shkak të një helmimi nga gazi karbonik në sallën e leksioneve.

Gjatë orës së leksionit ata kanë përdorur për ngrohje një bombul gazi, e cila sipas dëshmitarëve ka punuar në maksimum duke shkarkuar në sallë gaz karbonik.

Pas përfundimit të leksionit, sapo është hapur dera e sallës studentët që ndodheshin prane bombulës kanë pësuar humbje ndjenjash dhe marrje mendsh.

Në mesin e personave me probleme ishte edhe vetë pedagogia, ndërkohë që studentët e tjerë kanë kërkuar ndihmën e policisë. Studentet janë dërguar të gjithë në spitalin rajonal të Kukësit.

Pas ndërhyrjeve të para të gjithë studentët kanë dalë nga gjendja e rrezikut për jetën. Dy studentë janë në terapi intensive, por jashtë rrezikut. Studentët janë nga Kukësi dhe rrethet e Hasit e Tropojës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA