Përvjetori i krijimit të “Top Albania Radios” mblodhi punonjësit e “Top Medias” në një festë, për të kremtuar së bashku 14 vitet e transmetimit.

TAR nisi transmetimet me 14 shkurt të 1998-es, nga një banesë në qendër të Tiranes, sot një studio profesionale me transmetim dixhital, që mbulon të gjithë hapesiren e Shqiperise, por edhe ato ku gjenden të gjithë shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi.

Nëpërmjet Digitalb, në satelit, TAR vjen edhe në të gjithë Europën e Ameriken. 24 orë të mbushura me programe të një serë gjinish, edicione informative, prodhim dhe promovim të muzikës shqiptare.

Ndër programet e para të TAR mbahen mend “Një këngë për ty” dhe “Disco Lancio”, për t’u pasuar gjatë viteve nga një sërë të tjerash si Ëake up, Live from Tirana, Radio Cinema, Road trip, Rikoshet, Mix to Mix, Summer Dance, Pro Shqip, Top Dance, Sokol Balla live, Triçikel e Radio Mania.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA