F1, Mercedes GP prezantohet më 21 shkurt

15/02/2012 09:40

Mercedes GP është e vetmja skuderi pjesëmarrëse në Formula 1 që ende nuk është prezantuar dhe duhet të presim deri në datën 21 shkurt për të parë makinën që do të pilotojnë gjermanët Michael Schumacher dhe Nico Rosberg.

Prezantimi do të bëhet në orën 08.20, në cirkuitin spanjoll të Montmelos. I pari që do të provojë makinën e re Mercedes do të jetë shtatë herë kampioni i botës, Michael Schumacher.

Schumacher do të zbresë në pistë në datat 21 dhe 23 shkurt, ndërsa Nico Rosberg do të provojë makinën në datat 22 dhe 24 shkurt.

Mercedes GP është paraqitur mirë në testet parasezonalë në cirkuitin e Jerez duke regjistruar kohët më të shpejta me makinën e sezonit të kaluar.

Top Channel