E.League, Besiktas e Olympiakos pranë kualifikimit

15/02/2012 01:30

Besiktas dhe Olimpiakos janë shumë pranë kalimit në turin tjetër të Europa League.

Të dyja këto skuadra fituan ndeshjet e para në transfertë.

Turqit mundën 2-0 portugëzet e Bragës, ndërsa Olimpakos mposhti 1-0 Rubin Kazan.

Besiktas shfrytëzoi mjaft mirë epërsinë numerike pas daljes me të kuq të Barbosës në minutën e 29, pasi shënuan 2 gola me Sivok dhe Simoa.

Top Channel