Barcelona drejt kualifikimit, fiton Lion

15/02/2012 01:00

Barcelona mposhti 1-3 në Gjermani Bajer Leverkusenin, duke hedhur një hap të madh për kalimin në turin tjetër të Ligës së Kampioneve.

Aleksi Sanchez ishte protagonisti i ndeshjes, pasi shënoi dy golat e parë në Champions me Barcën, ndërkohë që goli tjetër u shënua në fund të takimit nga Lionel Messi.

Leverkuseni barazoi në fillimin e të dytës duke treguar dobësinë e mbrojtjes katalanase e cila në 12 ndeshjet e fundit ka pësuar 10 gola.

Ka fituar më vështirësi 1-0 Lioni ndaj qipriotëve të Apoelit supriza e këtij sezoni në Ligën e Kampioneve.

Ndeshjet e kthimit mes këtyre skuadrave do të luhen në datën 7 mars.

Top Channel