Trupi i Huston dërgohet në vendlindje

14/02/2012 00:00

Trupi i pajetë i këngëtares Whitney Huston është dërguar nga Kalifornia
në vendlindjen e saj, Nju Xhersi, në prag të funeralit të saj që do të
zhvillohet me vonë gjatë javës.

Një makinë funerali e larë me ar transportoi trupin nga aeroporti Teterboro në një agjenci funebre në Njuark, që është dhe vendlindja e këngëtares.

48-vjeçarja u gjetë e pajetë në vaskën e një dhome hoteli luksoz në Beverly Hills ditën e shtunë. Testet e toksikologjisë janë në zhvillim e sipër, pas autopsisë të kryer të dielën.

Autoritetet deklarojnë se mund të duhen deri në tetë javë për të konfirmuar shkaqet e vdekjes që tronditi mbarë botën muzikore.

Për momentin policia nuk po zhvillon ndonjë hetim kriminal, por zyra e prokurorit në Los Anxhelos deklaroi se në dhomën e Huston janë gjetur disa receta ilaçesh.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur të hënën, zëdhënësi i policisë në Beverly Hills, togeri Mark Rosen tha se departamentit i ishte komunikuar se këngëtarja ishte gjetur pa ndjenja mëngjesin e së shtunës.

“Zonja Huston u nxorr nga vaska nga anëtarët e stafit të saj dhe sigurimi i hotelit u vu menjëherë në dijeni”, saktësoi zëdhënësi gjatë konferencës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA