Pavarësisht pretendimeve të Ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi, se janë mobilizuar të gjitha mjetet e ushtrisë për të mbajtur të hapur autostradën Durrës-Kukës, gjendja aktuale e aksit rrugor të rrugës së kombit mbetet e vështirë.
Edhe pse gjatë të martës nuk ka patur reshje dëbore, në rrugë hasen vështirësi në kalimin e të dyja akseve. Në një pjesë të madhe të rrugës ka sasi të madhe debore e cila nuk është pastruar.
Edhe pse duhej punuar me intesitet të lartë për largimin e maleve të deborës që kanë zaptuar autostradën nga rreshjet e shumta të ditëve të shkuara, shihet qartë që automjetet kanë organizime selektive për pastrimin e dëborës.
Edhe në një ditë me temperaturë të lartë dhe me kushte optimale për të pastruar rrugen dhe hedhjen e skorjeve, zona e shpallur në gjendje të jashtëzakonshme nga qeveria nuk duket si e tillë.
Pozitiv në këtë aks rrugor është fakti se policia nuk lejon asnje automjet te pajisur pa zinxhirë të qarkullojë.
Ndërkohë, në hyrje dhe në dalje të tunelit të Kalimashit, stoqe të mëdha dëbore vështirësojnë së tepërmi qarkullimin.
Top Channel